Sporti

Gazetari italian ‘godet’ Sommerin: “Interi nuk ka portier”

11/24/2025 17:00
nga:Lorik J

Gazetari italian Riccardo Trevisani e kritikoi ashpër portierin e Interit, Yan Sommer, pas humbjes së mbrëmshme në Derby della Madonnina.

“Milani ka një portier të shkëlqyer; Interi nuk ka portier”, deklaroi Trevisani.

Për më tepër, gazetari italian mbështeti Rossonerët për të sfiduar Interin për Scudetton.

“Avantazhi i mos zhvillimit të ndeshjeve në garat evropiane është i madh”, shtoi ai.

“Ata gjithmonë ia dalin mirë në përballjet kokë më kokë.”

Milani fitoi me rezultatin 1-0, falë golit të Pulisic.

/GazetaBlic Sport