Marc Cucurella është i sigurt se një nga shokët e tij të skuadrës te Chelsea do të arrijë nivelin e superyllit të Barcelonës, Lamine Yamal, përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Chelseat dhe Spanjës, Cucurella, thotë se Estevao tashmë ndan shumë tipare me Yamalin.
“Të dy janë lojtarë shumë të veçantë”, tha mbrojtësi i majtë në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Ata kanë shumë talent, gjithmonë duan topin, gjithmonë përpiqen të luajnë një kundër një. Këta lojtarë mund të vendosin ndeshjet. I vetmi ndryshim për momentin është se Lamine ka luajtur në Evropë për disa sezone dhe Estevao mbërriti këtë sezon. Por ai po luan shumë mirë dhe nëse vazhdon të përmirësohet, mund të arrijë në nivelin e Lamines.”
“Duhet të bëjmë çmos për të ndaluar Lamine Yamal dhe Barçën”, tha mbrojtësi i Chelseat, Marc Cucurella, në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


