Lajme

Ndalja e trafikut urban/ Bajqinovci: Ky është opozitarizimi LDK-PDK, bllokojnë qytetarët dhe fajin ia lënë LVV-së e Qeverisë

11/24/2025 09:32
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se LDK-PDK e kishin bllokuar trafikun në Prishtinë, pastaj pastrimin dhe tash edhe trafikun urban, raporton Gazeta Blic.

“Bllokojnë të gjithë qytetarët dhe duan që fajin t’ja mveshin LVV-së e Qeverisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Ky është opozitarizimi që ofron sot LDK-PDK. Ishin dhe janë në koalicion në Prishtinë. E bllokuan trafikun, pastrimin dhe tash edhe trafikun urban. Bllokojnë të gjithë qytetarët dhe duan që fajin t’ja mveshin LVV-së e Qeverisë.

Në pamundësi për të ofruar alternativë për qytetarët këta duan përmes bllokadave të nxisin pakënaqësi qyetare ndaj Qeverisë.

 

Bllokimi i buxhetit të Prishtinës, qytetarët nga sot mbesin pa transport publik