Sporti

Thuram: Humbën, por s’është asgjë – jemi në rrugën e duhur

11/23/2025 23:32
nga:Lorik J

Marcus Thuram këmbëngul se Interi ka besim te trajneri dhe ky projekt, pavarësisht humbjes së derbit ndaj AC Milan. 

“Nuk mund ta shpjegoj, por me trajnerin do të gjejmë zgjidhjet, pasi ai është një trajner i shkëlqyer dhe jep këshilla të mira se si të përmirësohemi. Është e vërtetë që kjo ishte një ndeshje e madhe, por është vetëm nëntori dhe ka shumë ndeshje të tjera për t’u luajtur”, tha Thuram për DAZN.

“Meqenëse duam shumë posedim, është e vërtetë që kur humbasim topin, bëhemi të prekshëm në kundërsulm. Do të thoja se Milani dhe Real Madridi janë ekipet më të rrezikshme në kundërsulme në Evropë.”

“E di që humbëm, por mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi besim te trajneri dhe ky projekt, kështu që një humbje nuk mund të na bëjë të ndryshojmë mendje. Gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar, por as nuk mund t’i hedhim të gjitha tutje”, përfundoi Thuram.

Milani fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Interit me golin e Pulisic.

/GazetaBlic Sport