Lajme

Lekaj: Kush i barazon luftëtarët e lirisë me Listën Serbe i shërben një narrative që s’ka lidhje me të vërtetën tonë kombëtare

11/23/2025 20:00
nga:Genita C

Pal Lekaj, ka reaguar pas krahasimeve të bëra mes luftëtarëve të lirisë dhe Listës Serbe, duke i quajtur të “turpshme dhe të rrezikshme”, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se luftëtarët e lirisë janë krenaria dhe themeli i shtetit të Kosovës, ndërsa Lista Serbe është një instrument i Beogradit.

Lekaj akuzoi ata që bëjnë këtë barazim se ose nuk kuptojnë historinë e Kosovës, ose po i shërbejnë narrativave që nuk përputhen me të vërtetën kombëtare.