Lajme

Lushaku për Kurtin: Kosovës nuk i duhen politikanë bllokues, ka ardhur koha t’i drejtohemi arsyes dhe politikës së mençur

11/23/2025 15:31
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se tash e një vit institucionet e Prishtinës po funksionojnë me borxhe, pasi  sipas saj ekzekutivi nuk ia ka ndarë kryeqytetit buxhetin vetanak, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se qytetarët po e paguajnë çmimin e “bllokadës” dhe të “kryeneçësisë politike”, duke apeluar që vendimmarrja të kthehet te arsyeja dhe politika e mençur “për të mirën e fëmijëve dhe të shtetit”, para se siç ka paralajmëruar Kosova të rrezikojë “kapitullimin politik”.