Sporti

Saka për Rice: Ai është lideri i vërtetë i Arsenalit

11/22/2025 23:51
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Arsenalit, Bukayo Saka, ka folur për rolin e liderit në skuadër, duke vlerësuar bashkëlojtarin e tij Declan Rice, pavarësisht se Saka ka mbajtur shiritin e kapitenit gjatë mungesës së Martin Odegaard.

Saka tha se Rice ka ndikim i madh brenda dhomës së zhveshjes dhe se ai merr shumë përgjegjësi për të motivuar skuadrën.

“Dec nuk është vetëm një lojtar i shkëlqyer, por edhe një lider i madh. Ai ka qenë kapiten te West Ham dhe edhe tek Arsenal është një figurë udhëheqëse,” tha Saka.

Ai shtoi se Rice komunikon në mënyrë autoritare dhe di çfarë të thotë në momentin e duhur. Përveç kësaj, prezenca e tij në fushë e bën ndikimin e tij edhe më të fortë.

“Ai luan çdo ndeshje, gjithmonë është i disponueshëm. Jam i lumtur që jam bashkëlojtar me të dhe po e shoh në një formë shumë të mirë,” përfundoi Saka.

Rice konsiderohet si një nga figurat kyçe në Arsenal, duke udhëhequr ekipin si brenda ashtu edhe jashtë fushës.