Lajme

Arrestohet suharekasi pasi ishte në kërkim për posedim të narkotikëve

11/21/2025 13:24
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar një 47-vjeçar me inicialet S.S. nga fshati Grejkoc i Suharekës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se personi në fjalë është dërguar për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

I” dënuari S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës bërë të ditur se ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.