Sporti

Liridon Kukaj emërohet si asistent i trajnerit Curri tek Gjilani

11/20/2025 20:25
nga:Mergim Rreci

SC Gjilani njofton se ka angazhuar Liridon Kukajn si asistent trajner në shtabin teknik të ekipit të parë.

Ky vendim vjen si pjesë e procesit të vazhdueshëm të forcimit të strukturës profesionale të klubit, me qëllim të rritjes së cilësisë së punës dhe ngritjes së performancës së skuadrës.

Kukaj, i cili njihet për përvojën e tij në zhvillimin e lojtarëve dhe qasjen moderne taktike, do të jetë mbështetje e rëndësishme për trajnerin dhe gjithë stafin në realizimin e objektivave të klubit.