Sporti

Sekretari i Federatës së Sllovakisë: Kosova një rival i panjohur, por i respektojmë!

11/20/2025 15:29
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Slloveninë në gjysmëfinalet e fazës eliminatore për Kupën e Botës 2026. Kjo u vendos nga shorti i së enjtes në Cyrih.

Reagimet e para kanë ardhur nga kampi kundërshtar, pasi Peter Palencik, sekretari i Federatës së Sllovakisë, e konsideron Kosovës si kundërshtar të fortë.

“Fakti që të gjithë pjesëmarrësit në play-off kaluan nëpër kualifikime të vështira flet shumë për cilësinë e tyre. Kjo është arsyeja pse ishte e vështirë të urojmë dikë si kundërshtar. Kosova është një rival i panjohur për ne, por edhe bazuar në rezultatet në kualifikime, duhet ta respektojmë që ata janë një ekip i fortë”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Sllovakisë, Peter Palencik për faqen zyrtare të tyre.

/GazetaBlic Sport