Lajme

Zgjedhjet/ Koci publikon foto: Kush është gomari – deputetët, populli apo unë që kam protestuar i vetëm

11/20/2025 15:07
nga:G B

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar një foto nga protesta e tij me gomarë para Kuvendit, ka pyetur se kush është gomari, teksa ka dhënë tri opsione, deputetët, populli apo ai që ka votuar i vetëm.

“Mos harroni: nëse nuk ndërmarrim masa radikale, ka me na gjetë e njeta edhe këto zgjedhje”, ka shkruar Koci.

Postimi i tij i plotë:

Pasi po shkojmë në zgjedhje, kush është gomari:

– deputetë që kanë marrë rroga pa punu, dhe janë ty e shkatërru shtetin;

– populli; votuesi që nuk ka protestu;

– une që kam protestu i vetëm!

Mos harroni: nëse nuk ndërmarrim masa radikale, ka me na gjetë e njeta edhe këto zgjedhje!