Lajme

Agron Qalaj emërohet u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit

11/20/2025 11:23
nga:Y I

Agron Qalaj është emëruar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, Besim Kelmendi është shkarkuar nga pozita e u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit, ndërkaq Agron Qalaj është pasardhësi i tij.

“Meqenëse duhet të bëhet zëvendësimi i tij, unë kam një propozim tjetër. Unë propozoj që u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit të emërohet Agron Qalaj i cili për momentin është zëvendës prokuror”, tha kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Me pesë vota për, prokurori Qalaj merr detyrën e re.

Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi