Lajme

Kurti kërkon formimin e komisioneve parlamentare

11/19/2025 12:19
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për ngritjen e komisioneve parlamentare, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të tyre pavarësisht statusit të qeverisë në detyrë.

Sipas Kurtit, komisionet kanë një rol të qëndrueshëm dhe institucional, duke siguruar vazhdimësinë e proceseve parlamentare.

Ai theksoi se disa komisione janë të përhershme dhe të integruara në sistemin shtetëror në një nivel më të thellë se vetë qeveria, prandaj quhen komisione funksionale.