Sporti

Kosova U21 fiton një pikë në Turku të Finlandës

11/18/2025 19:37
nga:Mergim Rreci

Ndeshja mes Finlandës U21 dhe Kosovës U21 është mbyllur me barazim 0-0, pasi edhe pjesa e dytë nuk ka pasur gola.

Skuadra vendase ka pasur një dominim të lehtë edhe në fraksionin e dytë, por pa arritur ta konkretizojë me finalizim të ndonjë goli, që do t’i kishte dhënë fitoren.

Me këtë rezultat, të dy ekipet marrin nga një pikë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.

Kosova U21 mbetet në garë për kualifikim, duke ruajtur vendin e tretë në grup pas Spanjës dhe Finlandës, ndërsa Qipro dhe San Marino vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e fundit të klasifikimit.