Lajme

“Çfarë armiqësie, as pas luftës s’kemi qenë kaq të ndarë”/ Tahiri: Nuk bëhet qeveria duke kërkuar votë se Glauku është burrë i mirë

11/18/2025 21:48
nga:G B

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër politikanët për gjendjen aktuale në vend.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se askush nuk bën asnjë diskutim serioz dhe se politikanët janë më të përçarë se pas luftës.

“Po qysh me bë ndryshe? Qysh? A e kuptoni që domethënë, kjo shoqëri u çmend. Po them u çmend, jetë shkruan në kuptimin e diagnozës. Fillimisht për sa muaj kush, domethënë kurrfarë ideje, kurrë mos me u ul në një diskutim serioz, duke folur me letra. Ajo letra që iu shkrua LDK-së, ajo ishte letër për mos me e pranuar ofertën. Shikoni ku kemi ardhur, çfarë faze kemi ardhur. Çfarë armiqësie, çfarë anonimiziteti, çfarë ndarje e shoqërisë të popullit. Kështu s’kemi qenë të ndarë as pas luftës. Kjo është e tmerrshme çka është duke ndodhur në këtë vend”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit, gjuhën e tillë e ka mbjellë VV fillimisht, që i ka bërë spiunë e hajdutë të gjithë që s’kanë qenë me ta.

“Këtë gjuhë fillimisht e ka mbjellë vetë Vetëvendosja. Kush nuk ka qenë Vetëvendosje, ka qenë hajn. Kush nuk ka qenë Vetëvendosje, u bë spiun. Kush nuk ka qenë Vetëvendosje, e mbron Veriun. Kush s’është Vetëvendosje, është bërë patriot”, është shprehur ai.

Por, ish deputeti kritikon edhe partitë ish opozitare që thotë se u barrikaduan, teksa shton se duhet ulur gjakrat pasi Kosova po humb.

“Në anën tjetër domethënë edhe ne u barrikaduam në një formë që për mendimin tim s’kemi fituar. Pra duhet me u ul gjakrat, me e qit gishtin në kokë secili që është funksion publik dhe mendoj që ne në Aleancë do ta bëjmë këtë, se Kosova shkoi poshtë. Shkoj poshtë është vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor, e cila nuk ka arriti me i marrë fondet e planit të rritjes të Bashkimit Evropian. Është vendi i vetëm që krejt bota, krejt bota e mbështet, me Amerikë, me Evropë, me krejt, s’mund me bë një fond investues s’mund ta bëjnë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Tahiri kritikon VV-në e Kurtin që vazhdimisht përmendin luftën, Serbinë, veriun e Radoiçiqin.

Ai thotë se s’ka e s’do të ketë luftë dhe se Kurti s’mund ta ndalë luftën.

“Sot çka folet? Serbia, Radojçiçi, Lista Serbske, Veri, thua ti se në luftë jemi, po s’jemi në luftë, as s’ka me pasur luftë, as Albin Kurti s’mund e ndalë luftën. As nuk jemi në luftë. Kjo është rrenë që i servohet këtij populli. Dhe këtë rrenë duhet me e heq përgjithmonë me e lënë, duhet dikush me i dalë me i thënë të vërtetën, që kjo shoqëri është shoqëri monoetnike dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka mundur me e bashku Kosovën me Shqipërinë, as me ia dhënë Kosovës Serbisë, as me e dhënë Kosovën si është dhënë Bosna, dhe e kanë gjetur një model që quhet shtet multietnik, që në esencë është me themeluar shtetin e dytë shqiptar. A më më shumë mërzitet e idhnohet një serb kur e sheh që valëvitet flamuri i Kosovës, a flamuri i Shqipërisë. A ma më shumë mërziten armiqtë e Kosovës kur e shohin Majlindën me himnin e Kosovës, ai me Shqipërisë. A jeni normal more këta njerëz? Kjo, kjo, kjo situatë është e pabesueshme, ku kemi ardhur. Duhet dikush me folë, në Akademia e Shkencave a dikush, mos me marrë turp me u shty në garë kush është më patriot, po kush po bën diçka më shumë shekullin e 21 për këtë vend”, ka potencuar ish deputeti.

Ai shton se gjërat duhet thënë siç janë, dhe e vërteta është se Kosova është shtet i pavarur.

“Edhe unë mendoj që këtu është esenca, këtu është edhe e njerëzve të cilët janë gërdit prej partive politike, shpresoj që oferta politike do të jetë më e mirë. Edhe shpresoj që do t’i themi senet qysh janë. E vërteta është domethënë që ky është shtet i pavarur. Lufta për liri është vlera më e madhe, që çlirimi i Kosovës është bërë me atë Amerikë, nuk e bëmë vetë. Edhe që Kosova është arritja më e madhe e kombit shqiptar, ndërsa vlera më e madhe është lufta e UÇK-së. Këto janë, si kaq e thjeshtë është kjo punë. S’kemi nevojë çka me filozof, domethënë duke u munduar me pru një ndjenjë e cila besoni, është ka e sjellë Kosovën në depresion, depresion total, depresion njerëzit që janë në mirëqenie, depresion njerëzit që i kanë punët deri diku në rregull, depresion këta që kanë bërë investime e që i kanë në rrezik”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, rreziku Kosovës nuk i vjen nga jashtë por e kemi brenda, teksa thotë se VV i ka fituar 42 për qind por s’mund ta bëjë qeverinë, e kërkon vota se “Konjufca është burrë i mirë”.

“Nuk e kemi na rrezikun e jashtëm se s’mund ja mësynë Kosovës kurrkush. Ne e kemi rrezikun në vete dhe u pa që s’mund as jemi në gjendje, nuk është njeri në gjendje, i ka fituar 42% dhe do ta bëjë qeverinë duke lypur votë, ama votën për riza të Zotit. Ama na votën se Glauku është burrë i mirë, po Glauku s’ka më i mirë, është një ndër më të mirët në politikë. Po jo bre burrë, nuk është kjo temë, po edhe unë në kohë nevoje edhe gjak po shkoj me dhënë për të, po nuk është rruga për me lyp votë. Domethënë në këtë rrugë, kjo duhet me u ndryshuar edhe veç zgjedhjeve duhet me dalë, me u bë qysh është reseti. Edhe kur shkon, kur vrapojmë që e bëjmë reset, zero zero, tani në zero zero duhet me mbërri edhe njëherë. Përndryshe nuk shoh një zgjidhje tash”, përfunduar ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri./Gazeta Blic/