Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.
Përmes një letre dërguar Kurtit ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e ka informuar atë se deri te ky vendim kanë ardhur pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit” dhe BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me shtetet anëtare”.
“Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të vijë një qeveri me mandat të plotë”, thuhet në letër.
As kryediplomati gjerman i cili pritet të vizitojë sot Kosovën nuk do të zhvillojë takim me Kurtin në ndërtesën e Qeverisë.
I njëjti do ta takojë Kurti në ndërtesën e Kuvendit nga ora 15:35.
Në lidhje me takimin në fjalë ka folur për “Gazeta Blic” ish-amabsadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.
Lama tha se diçka e tillë është në përputhje me statusin zyrtar të Kurtit pasi ai është vetëm deputet me Kushtetutë.
“Mendoj se kjo është në përputhje me statusin zyrtar të Kurtit, ai është vetem deputet me Kushtetutë. Kështu ka vendosur edhe Gjykata Supreme” deklaroi Lama.
Ish-amabsdadorja, Lama, tha se përfaqësuesit e vendeve demokratike respektojnë Kushtetuten dhe ligjet dhe veprimi i kryediplomatit gjerman është nje mesazh i qarte per sundimin e ligjit ne Kosovë.
“Natyrisht perfaqesuesit e vendeve demokratike respektojnë Kushtetuten dhe ligjet dhe veprimi i kryediplomatit gjerman është nje mesazh i qarte per sundimin e ligjit ne Kosove” tha Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic’.
/Gazeta Blic/
As kryediplomati gjerman nuk shkon në Qeveri, takimi me Kurtin mbahet në ndërtesën e Kuvendit


