Lajme

Arrestohet drejtuesi i veturës që goditi fëmijën 2-vjeçar që vdiq në Rrogozhinë

11/16/2025 21:56
nga:G B

Policia e Shtetit  ka bërë të ditur se e ka arrestuar 24-vjeçarin me inicialet F.Xh. i dyshuar për vdekjen e fëmijës 2-vjeçar.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia, siç citojnë mediat në Shqipëri, i dyshuari ishte drejtues i mjetit që ka goditur fëmijën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftim.