Lajme

Protesta në Strasburg, Krasniqi mirënjohës: Çlirimtarët tanë shumë shpejt të lirë në vendin e tyre

11/16/2025 18:11
nga:G B

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i bir i Jakup Krasniqit, ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Paraditen e të dielës në Strasbourg të Francës u mblodhën qytetarë të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta për të protestuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë.

Protesta u mbajt aty ku ishte zanafilla e procesit gjyqesor pas pretendimeve për trafikim organesh që dolën të jenë të rreme përfundimisht dhe s’janë pjesë e aktakuzës fare.

Kjo ishte protetsta e fundit në një varg prej disa organizimesh për të shprehur irritimin me atë që konsiderohet proces i padrejtë.