Pas fitores së Kosovës ndaj Sllovenisë mbrëmë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar duke e quajtur suksesin e “Djemve të Kosovës” një moment historik për vendin, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh se “Republika jonë e re po shkëlqen”, duke falënderuar futbollistët për lartësimin e vendit dhe duke theksuar se kjo arritje i bën të gjithë krenarë.
Abdixhiku u bëri thirrje tifozëve dhe ekipit të besojnë në fitore edhe në play-off, “për ëndrrat që kemi pasë dikur” dhe për rrugëtimin e një shteti që, sipas tij, nuk do të ndalet kurrë, “për fanellën, për flamurin, për Kosovën”.


