Kosova është para javës më të rëndësishme të saj që nga pranimi në UEFA dhe në FIFA.
Nesër (15 nëntor) ndaj Sllovenisë dhe të martën tjetër (18 nëntor) ndaj Zvicrës, Kombëtarja e Kosovës i ka dy ndeshjet vendimtare dhe të fundit në kualifikimet për Kampionat Botëror.
Ish futbollisti i mirënjohur kosovar, Astrit Fazliu, është pronocuar para ndeshjes së parë, pra ndaj Sllovenisë, ku për ‘GazetaBlic Sport’ tha se kjo përballje është e rëndësisë së veçantë.
Fazliu tha se duke u bazuar tek forma e treguar nga Kosova, beson fuqishëm tek pikët e plota dhe fitorja e madhe.
“Ndeshja me Slloveninë është me rëndësi të veçantë, sepse një fitore na jep mundësinë ideale për Play-off. Shpresojmë që ta arrijmë këtë fitore, sepse kombëtarja jonë është në një formë shumë të mirë. Dihet që do të jetë një ndeshje e fortë, por me formën që kemi treguar deri tani, besoj fuqishëm te fitorja“, deklaroi Fazliu.

Aktualisht, “Dardanët” gjenden në vendin e dytë me 7 pikë, tri më pak se Zvicra, që prin në Grupin B.
/GazetaBlic Sport/


