Të martën, lojtarët e ekipit kombëtar të Nigerisë vendosën të bojkotojnë stërvitjen, duke përmendur një grumbull bonusesh të papaguara që zgjasin prej më shumë se gjashtë vjetësh.
Koha e grevës ishte e rëndësishme, me Nigerinë që përgatitej për një ndeshje eliminatore vendimtare për kualifikimet e Kupës së Botës kundër Gabonit në Marok.
Megjithatë, lojtarët e Nigerisë tani kanë konfirmuar se janë rikthyer në stërvitje pasi bonuset e tyre u paguan.
Kapiteni i ekipit William Troost-Ekong shkroi në Twitter: “Çështja u zgjidh. Financat e pazgjidhura u paguan. Ekipi është i bashkuar dhe i përqendruar si më parë në përfaqësimin e NIGERISË me maksimumin tonë për ndeshjet e ardhshme”, shkroi ai.
/GazetaBlic Sport


