Sporti

Fantastike: Gjyqtarja kosovare, Florentina Kallaba arrin në Filipine, do të gjykojë në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra

11/12/2025 16:38
nga:Lorik J

Gjyqtarja kosovare, Florentina Kallaba ka bërë një arritje të madhe, duke u përzgjedhur për të gjykuar në Kampionatin Botëror për femra në sportin e futsallit, që nis pas nëntë ditësh.

Kjo është hera e parë që një gjyqtare kosovare arrin në një nivel kaq të lartë për të gjykuar, andaj FFK e cilëson si sukses historik, shkruan GazetaeBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e FFK-së për gjyqtaren kosovare:

“Gjyqtarja Florentina Kallaba ka arritur në Manila të Filipineve, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra, që nis më 21 nëntor.

Pas mbërritjes, ajo ka kryer me sukses testet zyrtare fizike dhe teorike, duke konfirmuar gatishmërinë për të qenë pjesë e garës më të madhe të këtij lloji në botë.

Kjo përbën një arritje historike jo vetëm për Florentinën, por edhe për futsallin kosovar, pasi ajo bëhet gjyqtarja e parë nga Kosova që gjykon në një Kampionat Botëror të Futsallit.

Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje madhore është dëshmi e punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kosovarë, që po bëjnë hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.

Urime Florentina Kallaba – krenari për Kosovën dhe sportin tonë”, shkruan FFK.

/GazetaBlic Sport