Lajme

Rukiqi: Vjedhja e rezervave shtetërore është kulmi i korrupsionit të qeverisjes Kurti

11/11/2025 19:05
nga:Y I

Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit në lidhje me rezervat shtetërore duke e cilësuar atë si “epitomën e qeverisjes së turpshme të Vetëvendosjes”.

Në një postim në Facebook, Rukiqi tha se “vjedhja e grurit, vajit dhe sheqerit nga rezervat shtetërore” përbën shembullin më të rëndë të korrupsionit në mandatin e Albin Kurtit.

Sipas tij, kjo aferë është “kulmi i një zinxhiri korrupsioni që përfshin çdo sektor – nga energjia, te rezervat shtetërore, tenderët publikë dhe punësimet partiake”.

Reagimi i plotë: