Lajme

Dyshimet për “trenin bullgar” – Anëtari i PDK-së në KQZ, paralajmëron se nuk do të votojë për certifikimin e rezultatit në Mitrovicë

11/11/2025 10:19
nga:G B

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ ka paralajmëruar se partia e tij nuk do t’ i votojë dhe as nuk do t’i certifikojë rezultatin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.

Kjo pasi sipas tij, cenimi i vullnetit të qytetarëve nuk mund të përfundojë vetëm në rrafshin e një vepre penale.

“Nëse organet e drejtësisë vërtetojnë se është manipuluar vullneti i qytetarëve të Mitrovicës, unë, si anëtar i KQZ-së, nuk do të votoj dhe as nuk do të certifikoj rezultatin zgjedhor në këtë komunë. Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë zërin e qytetarëve për interesa të ngushta politike”, ka shkruar ai.