Lajme

Gruda: Provat për parregullësi në Mitrovicë janë të pamohueshme

11/10/2025 22:48
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Perparim Gruda, ka reaguar pas zhvillimeve në procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, duke thënë se provat për parregullësi janë “të pamohueshme”, raporton GazetaBlic.

“Tani është detyrë e Prokurorisë ta zbardhë të vërtetën deri në fund, pa asnjë kompromis dhe pa mëshirë ndaj atyre që kanë cenuar vullnetin e qytetarëve. Askush nuk do të mund ta fshehë të vërtetën,” ka deklaruar Gruda.

E plotë:

Provat për parregullësi në procesin e votimit në Mitrovicë janë të pamohueshme. Tani është detyrë e prokurorisë ta zbardhë të vërtetën deri në fund, pa asnjë kompromis dhe pa asnjë mëshirë ndaj atyre që kanë cenuar vullnetin e qytetarëve. Askush nuk do të mund ta fshehë të vërtetën