Lajme

Besnik Osmani pranon humbjen në Fushë Kosovën, e uron Prebrezën e VV-së

11/09/2025 22:11
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka uruar fituesin e zgjedhjeve në këtë komunë, Valon Prebrezën e Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se është krenar për çdo aktivisht, dhe çdo familje që kontribuoi me shpirt e zemër.

Osmani ka thënë se edhe pse nuk arriti të fitoj, ndihet thellësisht mirënjohes për besimin dhe përkushtimin e qytetarëve.