Lajme

Abdixhiku me Ramën: Ora e fundit, thirrja e fundit para lajmit të madh, Prishtina flet e para

11/09/2025 18:25
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës që të votojnë në orën e fundit të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Duke publikuar një fotografi me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, ai paralajmëroi “lajm të madh”.

“Ora e fundit! Thirja e fundit para lajmit të madh. Le të votojmë. Prishtina flet e para”, shkroi ai në një postim në Facebook.