Lajme

Ndalohet për 48 – orë një i dyshuar për fotografim të votës në Klinë

11/09/2025 16:13
nga:G B

Një person është  ndaluar për 48- orë, pasi dyshohet se ka fotografuar votën në qendrën e votimit “Fehmi Agani” më Klinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Pejës.

“Policia është informuar rreth orës 11:30 minuta, për një rast të fotografimit me votë që ka ndodhur në komunën e Klinës, njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku një person është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë, për veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit”, ka thënë ai.

Edhe në Fushë – Kosovë dy persona janë ndaluar për fotografim të votës dhe dyshim.