Të drejtën e votës, po e shfrytëzojnë edhe disa nga pacientët e QKUK-së të cilëve iu është aprovuar kërkesa e tyre nga ana e KQZ-së.
Ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe iu kanë mundësuar pacientëve të shtruar atje ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.
Por, ka edhe pacientë të cilëve iu pamundësua votimi, sepse ata nuk e gjetën emrin e tyre në listë.
Kështu raporton gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.
Ajo e intervistoi njërin nga pacientët, Abedin Hajdarin, i cili tha se kjo është një padrejtësi e madhe.
“Se e qet votën time dikush aty. Kam pasur dëshirë ose ta qes votën vet, ose ta bëj iks, kërkush mos me pasë mundësi me votu aty”, u shpreh ai.


