Lajme

Voton Ferit Idrizi, u bën thirrje qytetarëve të votojnë

11/09/2025 10:19
nga:G B

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Ai tha se sot është ditë feste për qytetarët e Vushtrrisë, njëkohësish u bëri thirrje atyre të dalin të votojnë.

“Sot është një ditë e madhe është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, kemi zgjedhjet lokale kështu që unë i uroj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për këto zgjedhje dhe u bëjë thirrje të dalin të votojnë “, u shpreh ai.