Sporti

Nuk po ndalet shkëlqimi i Drenicës në futsall, kuqezinjtë shënojnë 10 gola ndaj Malishevës

11/07/2025 22:09
nga:Mergim Rreci

Drenica po vazhdon shkëlqimin në fustsall.

Skuadra nga Skenderaj ka siguruar fitoren e radhës, duke triumfuar bindshëm ndaj Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes në palestrën ‘Ilaz Kodra’ ishte 10 me 2, me kuqezinjtë që kanë bilanc 100%.

Drenica është në vendin e parë me 6 fitore nga 6 ndeshje, duke arkëtuar pra 18 pikë.

/GazetaBlic Sport/