Lajme

Përplasje trenash në Indi, të paktën 11 të vdekur

11/07/2025 21:44
nga:N K

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Indinë qendrore, duke vrarë të paktën 11 persona.

Një nga vagonët e pasagjerëve përfundoi sipër një vagoni nga treni i mallrave.

Pas orësh përpjekjesh, ekipi i shpëtimit e uli vagonin në tokë dhe përdori prerës hekuri për ta hapur, duke gjetur tre trupa të pajetë.

Rreth 20 persona u lënduan në aksident dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Në një deklaratë, operatori i rrjetit Indian Railways tha se ka filluar një hetim për shkakun e aksidentit.

Gjithashtu njoftoi ndihmë financiare për familjet e të ndjerëve dhe të plagosurve.

Ndryshe, përplasjet e trenave nuk janë të rralla në Indi.

Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë çdo ditë me 14,000 trenat e Indisë, të cilët kalojnë 64,000 kilometra shina.