Lajme

Vdes njeriu që bashkëzbuloi strukturën e ADN-së

11/07/2025 21:32
nga:Sh R

James D. Watson, bashkëzbuluesi i strukturës së ADN-së dhe një nga figurat kyçe të revolucionit të gjenetikës, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Watson ishte biolog  i respektuar por edhe i kontestuar për deklaratat e tij raciste dhe seksiste.

Zbulimi i tij në vitin 1953 së bashku me Francis Crick, çoi në revolucione të mëdha në bioteknologji dhe inxhinieri gjenetike.

Pavarësisht kontributit të tij shkencor, Watson u përball me kritika për përdorimin e të dhënave të Rosalind Franklinin pa miratimin e saj.

Ai vdiq këtë javë në një shtëpi kujdesi në Long Island.