Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, thotë se sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plotë besim në të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku, raporton GazetaBlic.
Idrizi thotë se energjia dhe përkrahja që ndjeva në këtë tubim përmbyllësh janë dëshmia më e mirë se puna jonë, përkushtimi dhe bashkëpunimi me qytetarët kanë lënë gjurmë.
Postimi i plotë:
Sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plot besim në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku.
Energjia dhe përkrahja që ndjeva në këtë tubim përmbyllës janë dëshmia më e mirë se puna jonë, përkushtimi dhe bashkëpunimi me qytetarët kanë lënë gjurmë.
Faleminderit nga zemra secilit prej jush për besimin, respektin dhe përkrahjen.
Të jem kryetari i qytetit tim, i çdo qytetari të Vushtrrisë, është nderi më i madh i jetës sime. 💙🤍


