Sporti

Renditja në Conference League, Drita dhe Shkëndija në pozita që dërgojnë në fazën eliminuese

11/06/2025 23:18
nga:Mergim Rreci

Drita ka siguruar një fitore të madhe dhe historike sonte në Conference League.

‘Intelektualët’ triumfuan me shifrat 0 me 1 ndaj Shelbourne, duke siguruar tre pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj fitore, Drita renditet në vendin e 13-të me 5 pikë të arkëtuara, pra është në zonën që dërgon në fazën eliminuese.

Në anën tjetër, Shkëndija ka barazuar me skuadrën e Jageillonia, duke fituar një pikë të re.

Kuqezinjtë renditen në vendin e 21-të me 4 pikë të arkëtuara, të cilat e mbajnë poashtu tek një vend që dërgon në fazën eliminuese.

/GazetaBlic Sport/