Lajme

“Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”, fjalët e babait të studentes që vdiq në Tetovë

11/06/2025 21:35
nga:Sh R

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë ka reaguar me një postim në Facebook.

Përmes një postimi me fotografi të së ndjerës, Arbër Spahija shkruan: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”.

E reja do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.