Tre ditë para mbajtjes së rundit të balotazhit, studentëve në llogaritë e tyre iu dolën 100 eurot nga Qeveria.
Për këtë, ka reaguar deputeti i LDK-së Paris Guri, i cili ka publikuar disa mesazhe të tyre drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Guri pretendon se studentët “nuk po i hanë foret e Kurtit”.
“Faleminderit Deputet Kurti,
Kam me i shpenzu rrugës për me votu LDK-në këtë të diele. Dritë do të ketë në këtë vend!”, është njëri prej mesazheve.
Bashkangjitur i gjeni disa prej mesazheve:


