Trajneri kosovar, Arbnor Morina beson se Drita dhe Shkëndija sonte mund të marrin rezultate pozitive në Conference League.
Skuadrat tona, Drita dhe Shkëndija sonte luajnë ndeshjet e tyre në Conference League ndaj Shelbourne, respektivisht Jagellonias, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita luan në udhëtim tek Shelbourne, teksa Shkëndija në Shkup ndaj Jagellonias.
“Dy ndeshjet të dy eipeve shqiptare sonte, e kemi Dritën që është mysafir, ka kualitet dhe konkurrencë të shtuar, mundet me pas rezultat pozitiv sipas meje, sonte edhe barazimi mund të jetë real, sepse Drita ka mungesa dhe nuk ka shumë njohuri për kundërshtarin. Drita ka pjekuri të lojes dhe kjo mund të jetë vendimtare. Mendoj dhe deshiroj që Drita ta mposht këtë kundërshtar, për arsye të pikëve të Superligës dhe mbushjes së arkave të klubit, sepse edhe shpenzimet janë mjaft të mëdha në këtë garë dhe këto dyja janë domethënëse”, tha fillimisht Arbnor Morina për ‘GazetaBlic Sport’.
Morina më pas foli edhe për duelin e Shkëndijës, ku e cilësoi si të vështirë.
“Shkëndija luan me Jagellonian, ekip që viteve të fundit është gjithmonë në gara evropiane, në vitet e kalume kanë bërë lojë të shpejtë dhe të fortë. Vet fakti që gjithmonë janë në gara evropiane, tregon se janë shumë stabil. Shkëndija na ka tregu që mund të luajë mirë me kundërshtar të fuqishëm dhe besoj se do të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ndeshjen e sotme, pavarësisht se ka kundershtar të fortë”, përfundoi Morina.
Dy skuadrat kosovare luajnë sonte nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


