Sot në Kosovë pritet mot paksa më i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat në disa zona mund të kushtëzojnë reshje të dobëta shiu.
Vonë në mbrëmje ose afër mesnatës vranësira më të dendura nga lindja pritet të sjellin reshje më intensive shiu në shumë pjesë të Kosovës.
Në viset më të larta malore priten reshje shqote e bore.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 14 apo 15 gradë Celsius.


