Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook pasi Albin Kurti propozoi si mandatar të dytë për të formuar Qeverinë, Glauk Konjufcën.
Kelmendi tha se ‘Glauk Konjufca është kandidatura më serioze e Albin Kurtit’.
Ai tha se nëse Kurti do t’a kishte propozuar Konjufcën që në fillim për kryetar të Kuvendit dhe si mandatar të qeverisë sipas tij do të kishte gjasa që Kosova ta kishte kryeministër Glauk Konjufcën.
“Përfitimi i vetëm që e synon tash Kurti është blerja e kohës. Ose e gjen ndonjë deputet nga partitë e tjera që t’ia votojë Qeverinë Konjufca në mënyrë që të përgatitet për rikthim te Kurti 3 pas zgjedhjeve në mars-prill. Ose ta arrijë datën 28 dhjetor, duke llogaritur votat e mërgimtarëve që vijnë për festa të fundvitit në Kosovë, me shpresën që të fitojë më shumë se 42 për qind” shkruan Kelmendi raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Glauk Konjufca është kandidatura më serioze e Albin Kurtit. Nëse do ta kishte propozuar në fillim për kryetar të Kuvendit, nuk do të zgjaste me muaj saga e dështimeve, dhe nëse do ta kishte propozuar në fillim si mandatar të qeverisë, ka gjasa Kosova do ta kishte kryeministër Glauk Konjufcën. E bërë tash, duket se është too little too late.
Përfitimi i vetëm që e synon tash Kurti është blerja e kohës. Ose e gjen ndonjë deputet nga partitë e tjera që t’ia votojë Qeverinë Konjufca në mënyrë që të përgatitet për rikthim te Kurti 3 pas zgjedhjeve në mars-prill. Ose ta arrijë datën 28 dhjetor, duke llogaritur votat e mërgimtarëve që vijnë për festa të fundvitit në Kosovë, me shpresën që të fitojë më shumë se 42 për qind.


