Lajme

LDK dhe PDK arrijnë koalicion para balotazhit në Gjilan

10/31/2025 11:21
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Arbër Ismajli ka bërë të ditur, se sot kanë arritur një marrëveshje politike për bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ismajli përmes një postimi në Facebook, thekson se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka.

Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë.

Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë.