Sporti

Shkëlqeu me dy gola, Bleart Tolaj e fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

10/30/2025 15:42
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës, e ka përzgjedhur futbollistin më të mirë të javës.

Për javën e njëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Bleart Tolaj, i cili shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij kundër Malishevës në transfertë, e cila përfundoi me rezultatin 0:5, transmeton GazetaBlic Sport.

Pasi mori këtë çmim, Tolaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Ndeshjet kundër FC Malishevës janë gjithmonë të vështira dhe nuk e kemi pritur që fitorja do të ishte kaq e lehtë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, sepse nuk po mungojnë rezultatet. Jemi në rrugën e duhur për synimin tonë – të shpallemi kampionë.

/GazetaBlic Sport/