Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

10/30/2025 07:11
nga:G B

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot nga ora 14:00.

Në këtë mbledhje të Kryesisë do të ketë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit, si dhe diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për tri komuna.

“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e përcjellë nga Kuvendi i Kosovës.