Lajme

Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron në Pallatin Elize

10/29/2025 21:52
nga:N K

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbërritja e tij në rezidencën presidenciale, pallatin Elysee, për darkën me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Nga videoja e postuar në Facebook nga kryeministri, ai shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe pritet me përqafime në hyrje të pallatit Elysee nga çifti presidencial i Francës, Emmanuel dhe Brigitte Macron.