Lajme

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

10/29/2025 08:27
nga:Sh R

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve dhe sanimin e problemit.

Pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona:

Rruga “Tirana”

Rruga “Vicianum”

Rruga “Bashkim Fehmiu”

Një pjesë e lagjes Kalabria

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka bërë të ditur se furnizimi do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.