Lajme

“Jo, nuk e kam vra”, Leutrim Fejza mohon vrasjen e Bekim Varit

10/28/2025 12:47
nga:Sh R

Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur seanca fillestare ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen mizore të Bekim Varit.

Gjatë deklarimit të tij para trupit gjykues, ai e mohoi vrasjen.

“Jo, nuk e kam vra”, tha ai.

Vrasja në fjalë e pati tronditur Kosovën në fillim të vitit 2025.

27 vjeçari. Bekim Vari, nga Ferizaj, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025.

Trupi i tij u gjet disa ditë më vonë (më 5 shkurt), në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.