Lajme

Ankandi i radhës i letrave me vlerë më 4 nëntor

10/28/2025 10:14
nga:G B

Ministria e Financave ka njoftuar se më 4 nëntor 2025 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, bën të ditur kjo ministri.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria në fjalë ka rekomanduar që të kontaktohen njëra nfa Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.