Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem ka pritur sot një grup profesorësh dhe studentësh nga Universitetit të Prishtinës, të cilët po qëndrojnë në Izrael në kuadër të konferencës ndërkombëtare “AI Transforming Education: A New Era of Learning”, të organizuar nga Arab Academic College in Haifa, Universiteti i Prishtinës dhe Aqaba University of Technology.
Bëhet e ditur se gjatë takimit në ambasadë u zhvilluan diskutime për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Izraelit, me theks të veçantë në rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e arsimit modern.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, deklaron se vlerësoi lartë pjesëmarrjen e delegacionit akademik nga Prishtina dhe theksoi përkushtimin për të mbështetur nisma që forcojnë lidhjet arsimore, shkencore dhe kulturore mes dy vendeve.
Në fund të takimit, u shpreh vullneti i ndërsjellë për vazhdimin e shkëmbimeve akademike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe inovacionit.


