Sporti

Cardinale: ‘Milani është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë! Nuk i mbaj paratë për vete: I investoj’

10/28/2025 08:25
nga:Lorik J

Gerry Cardinale, pronar i Milanit dhe drejtues i RedBird Capital & Partners, i intervistuar nga podcasti amerikan The Varsity, bëri deklaratat e mëposhtme në lidhje me menaxhimin e klubit Rossoner.

“Është ndoshta gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. Në tre vjet që zotëroj Milanin, kemi qenë pozitivë për sa i përket fluksit të parave të gatshme për herë të parë në 17 vjet. Dhe unë nuk i mbaj ato para për vete, i riinvestoj në ekip”, tha presidenti i Milanit.

“Ne shpenzuam më shumë se çdo ekip tjetër i Serie A në afatin e fundit të transferimeve të verës. Po ndërtojmë një stadium të ri. Jo për të futur para xhepi, por për të transformuar profilin financiar të Milanit dhe për ta çuar atë në nivelin e ekipeve të Premier League”

Qëllimi i tij është ta kthejë klubin në majë me dëshirën për të arritur majat në Itali dhe më gjerë.

/GazetaBlic Sport