Sporti

Ish-lojtari i PSG-së nënshkroi për një ekip amator një javë më parë, tani ai del në pension!

10/27/2025 19:10
nga:Lorik J

Grzegorz Krychowiak njoftoi këtë të hënë fundin e karrierës së tij profesionale në futboll, në moshën 35-vjeçare.

Në një mesazh emocional të ndarë në rrjetet sociale, ai falënderoi tifozët, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë viteve, me theks të veçantë familjen e tij.

“Jam një futbollist i përmbushur. Nuk pendohem për asgjë, as nuk do të ndryshoja asgjë. E pranoj karrierën time ashtu siç ishte: me momente plot gëzim dhe sukses, por edhe me momente të vështira që më mësuan shumë”, shkroi ai.

Ish-mesfushori kishte nënshkruar për një ekip amator në Poloni, Mazur Radzymin, një javë më parë: ai luajti vetëm një ndeshje (dhe dha një asist) fundjavën e kaluar dhe tani po e përfundon karrierën e tij.

Duhet theksuar se Krychowiak luajti për klube të tilla si PSG, Sevilla, West Bromwich, Bordeaux dhe Nantes gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist.

/GazetaBlic Sport